Samiti i NATO-s, Rama tregon se çfarë kërkoi për Kosovën: Dëgjova nga Biden fjalët më të mira për Shqipërinë

Përmes katër postimeve në Twitter, kryeministri Edi Rama ka treguar se për çfarë foli sot në Samitin e NATO-s që u mbajt në Madrid. Nisur nga takimi me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden, foton me të cilin Rama e cilësoi ”Photo of the Day”, kreu i qeverisë shqiptare shkruan se Presidenti foli fjalë për mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurisë.

”Dëgjova nga Presindenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA”.- shkruan kryeministri Rama.

Po ashtu Rama thekson edhe se ka kërkuar që Kosova të ftohet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. ”Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën, pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”- theksoi Edi Rama.

Postimet e plota

Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën, pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën.

Shpjegova dallimet e pozicioneve në Ballkan në raport me Rusinë e me sanksionet ndaj saj, arsyet e këtyre dallimeve dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit e të nxitjes së bashkëpunimit rajonal, duke rritur ndërveprimin konstruktiv me Serbinë të BE-së dhe vendeve të NATO-s.

Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë, duke çmuar qasjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh.

Dëgjova nga Presindenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA.

SHKARKO APP