Samiti i Triestes, mediat serbe komentojnë veshjen e Ramës, ja çfarë iu bëri përshtypje

“Rama me një stil ‘casual’, edhe në Trieste me altete”. Ky është titulli i një prej mediave serbe, që edhe kësaj here, i kanë kushtuar sërish vëmendje veshjes së kryeministrit të Shqipërisë.

Në një video që ka publikuar ‘B92’ shihet se si pritet Rama në Trieste, në Samitin e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit. Pavarësish kostumit të zi, Rama kishte zgjedhur një palë atlete, stil me të cilin jemi mësuar tashmë.

Po ashtu, ‘B92’ i rikthehet episodit të vjetër, ku kryeministri shqiptar zgjidhi të vishej me atlete edhe në Bruksel, ku mes shumë personalitetesh takoi edhe kancelaren Angela Merkel.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?