Samiti i Zagrebit/SHBA: Vijojmë të mbështesim fuqimisht Shqipërinë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim përmes një postimi në rrjete sociale, thotë se SHBA-të të Amerikës, do të vijojë që të mbështesë fuqimisht reformat për integrimin e Shqipërisë në BE. “Shprehje e shkëlqyer e solidaritetit me Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht Shqipërinë, përpjekjet për reformat e nevojshme për t’u bashkuar me BE-në”. Yuri Kim ka postuar mesazhin e Presidentes së KE-së Ursula von der Leyen e cila theksoi se “Nuk ka dyshim, Ballkani Perëndimor i përket BE-së. Unë u bëj thirrje qeverive të tyre që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së mediave”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?