FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Samiti i Zagrebit/ Von der Leyen: Ballkani i përket BE-së, qeveritë të vijojnë me reformat, të garantojnë lirinë e medias

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka reaguar pas samitit të Zagrebit duke thënë se solidariteti dhe bashkëpunimi do e shërojë më shpejt shoqërinë.

Në një postim në “Twitter” Von der Leyen shkruan se ky samit tregoi se jemi më të fortë së bashku. Sipas saj Ballkani Perëndimor i përket BE-së dhe i bën thirrje qeverive të zbatojnë reformat dhe të garantojnë lirinë e mediave.

“Samiti i sotëm i Zagrebit BE-Ballkani Perëndimor ka treguar se ne jemi gjithmonë më të fortë së bashku. Ne do të ngrihemi më shpejt dhe ekonomitë dhe shoqëritë tona do të shërohen më shpejt nga koronavirusi me solidaritet dhe bashkëpunim. Nuk ka dyshim, Ballkani Perëndimor i përket BE-së. Unë u bëj thirrje qeverive të tyre që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së mediave”, shkruan Von der Leyen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?