Sandër Lleshaj në faqen e kryeministrisë

Sandër Lleshaj, një ditë pasi u emërua zv/ministër i Brendshëm, ka zëvendësuar Fatmir Xhafajn edhe në faqen zyrtare të qeverisë në internet. Ai prezantohet si numri dy i dikasterit të rendit, përkrah kryeministrit dhe ministrave të kabinetit qeveritar.

Në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit, Edi Rama tha se i ishte forcuar bindja se Sandër Lleshaj do e bënte mirë detyrën.

Rama nuk u mjaftua vetëm me foto në zyrën e tij. Ai e shoqëroi të zgjedhurin e tij për Ministrinë e Brendshme deri në zyrë. Garda merrte masa për pritjen e personaliteteve, befasi u duk edhe prezenca e ish-ministrit të Brendshëm të dorëhequr nga detyra, Fatmir Xhafaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?