Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:11 Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh Michael Carrick nuk do të jetë më trajner i Manchester United. Sipas raportimeve të mediave angleze, aventura e tij në krye të “Djajve të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sara Mila për opozitën: Pa bosht ideologjik dhe pa platformë qeverisëse. Gazetari: Kam ndryshuar mendim për ty

Aktualitet E martë, 14 Korrik 2026 20:23
Sara Mila për opozitën: Pa bosht ideologjik dhe pa platformë qeverisëse. Gazetari: Kam ndryshuar mendim për ty
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

E ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku, deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, komentoi zhvillimet politike në vend, opozitën, projektet strategjike të zhvillimit dhe përgjegjësinë e saj si përfaqësuese e mazhorancës.

Mila u shpreh se Partia Demokratike është sot një forcë politike e fragmentarizuar, pa një vizion të ri dhe pa një alternativë bindëse për qytetarët. Sipas saj, opozita përpiqet të mbijetojë politikisht duke u kapur pas çdo proteste qytetare, çka e ka shndërruar atë në një grumbullim pakënaqësish, pa një bosht të qartë ideologjik apo programor.

Deputetja ndaloi edhe te debatet që kanë shoqëruar projektet e zhvillimit turistik në zona të mbrojtura, si ishulli i Sazanit dhe Zvërneci. Ajo pranoi se komunikimi institucional mund të ketë pasur mangësi, por theksoi se çdo projekt zhvillohet në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe me detyrimet që burojnë nga Kapitulli 27 për mjedisin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas saj, asnjë investim nuk mund të marrë dritën jeshile nëse cenon angazhimet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Mila shtoi se një pjesë e protestave kundër këtyre projekteve është ndikuar nga interesa politike, duke argumentuar se kauzat mjedisore janë përdorur nga opozita për përfitime politike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deputetja u pyet edhe nëse do ta mbështeste një kërkesë të re të SPAK-ut ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në fund të intervistës, gazetari Roland Qafoku vlerësoi mënyrën se si deputetja është pozicionuar në debatet publike, duke theksuar se ajo është rritur politikisht dhe është shndërruar në një nga zërat më aktivë të Partisë Socialiste në media.

Pjesë nga intervista:

Roland Qafoku: Në qoftë se vjen një kërkesë tjetër nga SPAK-u për zonjën Balluku, ju do ta votoni?

Sara Mila: Unë, në përgjithësi, nuk e kam këtë me “nëse”. Unë veproj kur gjërat ndodhin. Se “nëse”, “nëse”… ka shumë “nëse”. Kur të vijë kërkesa…

Mund t'ju interesojë

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 12 minutash
Hoteli The Cormorant at 55 South hapet në Puerto Williams të Kilit si portë drejt Antarktidës

Hoteli The Cormorant at 55 South hapet në Puerto Williams të Kilit si portë drejt Antar...

Para 12 minutash
Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 1 ore

Roland Qafoku: Ju fikni edhe celularin…

Sara Mila: Unë s’e kam fikur telefonin asnjëherë.

Roland Qafoku: Jo ju, të tjerët.

Sara Mila: Unë mendoj që edhe kjo dëshira për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë kastën tonë, që në fakt është edhe një kastë e re politike, për “nëse ndodh kjo”, “çfarë do bëni”, “nëse të ndodhë”… Kur të ndodhë, ju themi çfarë do bëjmë. Se po nuk ndodh, ku shkojnë gjithë këto fjalimet tona? Nuk ecet me “nëse”.

Roland Qafoku: Këtë taktikën e shmangies së përgjigjeve e ke nga trajnimet tuaja në PS apo e ke pasur vetë?

Sara Mila: Po më thoni që e kam nga Akademia.

Roland Qafoku: Po, nga akademia.

Sara Mila: E gjykoni vetë, mendoj unë… Çfarëdo që mund të them, nuk do të besohet.

Roland Qafoku: Unë jam i pari që kam ndryshuar mendim për ty. Je rritur si politikane sepse tani nuk është më befasi të bësh një hard talk me Sara Milen. Mbi supet e tua mbajte shumë gjëra që edhe s’të takojnë sepse ti je një politikane e re, një vit ke nuk ke qenë ministre, nuk ke qenë pjesë e ekzekutivit, por megjithatë Partisë Socialiste i shërben shumë.

Sara Mila: Unë jam pjesë e këtij ekipi, dhe çfarë rëndon mbi Partinë Socialiste, rëndon edhe mbi mua padiskutim. Kur bëhet fjalë për familjen tonë politike ajo rëndon 100% edhe mbi mua.

Etiketat e lidhura

Sara Mila
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh
Para 2 minutash

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë
Para 6 minutash

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor
Para 11 minutash

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërprit...

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum
Para 12 minutash

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.