Saranda plot pushues, Rama publikon pamje nga plazhet publike

Turistë nga vende të ndryshme të botës po kalojnë pushimet në Sarandë, duke shijuar detin, plazhet publike dhe atmosferën mikpritëse të qytetit bregdetar. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga plazhet e Sarandës. Gjatë këtij sezoni turistik, hapësirat e dedikuara për plazhe publike janë zgjeruar, ndërsa bashkitë bregdetare kanë vendosur në dispozicion çadra falas për qytetarët dhe turistët. Këto masa synojnë të ofrojnë më shumë komoditet për pushuesit, të cilët frekuentojnë plazhet nga orët e para të mëngjesit deri në perëndim të diellit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?