Saranda zonë e kuqe nga Covid-19, mjeku: Shmangni varrimet dhe festat
Një nga zonat e kuqe nga përhapja e Covid-19, sipas Komitetit të Ekspertëve Teknikë është edhe qyteti i Sarandës. Specialisti i Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Miltiadh Çondi thotë se aktualisht janë 87 raste aktive.
“Kjo kurbë është në rritje edhe në nëntor. Nga 77 që kishim në shtator, në 102 raste vetëm në këto 15 ditët e para e muajin nëntor që do të thotë se zë afërsisht rreth 45.3 % të të gjithë rasteve që kemi patur deri tani ne rrëthin e Sarandës”, shprehet Çondi.
Mosrespektimi i masave dhe protokolleve të përcaktuara, vlerësohet si shkaku kryesor i përhapjes së Covid-19.
”Kurba është në rritje dhe pothuajse mendojmë se duhet të jetë në maksimum. Më tepër se kurrë duhet patur kujdes të shmngin sa më shumë grumbullimet dhe të mbajnë maskën dhe i mbron në masën mbi 90% sepse nga eksperienca që kemi patur deri më tani. Ne shpërthimet i kemi pas në rastet e vdekjeve. Konkretisht në Konispol që nga bjë vaki që ka ndodh aty kemi nxjerrë 9 raste pozitëvë nga të cilat një është në gjëndje të rëndë”, nënvizon Çondi.