Sarandë, bashkautor i 10 vjedhjeve, vihet në pranga 20-vjeçari

Foto ilustruese

Vihet në pranga një 20-vjeçar, i dyshuar si bashkautor i 10 vjedhjeve të ndodhura në Ksamil dhe Sarandë.

Ndërkohë në muajin nëntor është vënë në pranga dhe bashkëpunëtori i tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin: P. S., 20 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale” Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim. Shtetasi P. S. ka rezultuar si autor i 10 vjedhjeve të zbardhura dhe të dokumentuara, në Ksamil dhe Sarandë, të kryera në bashkëpunim me shtetasin S. P. (i ndaluar në datën 23.11.2020) dhe 3 shtetas të mitur të proceduar në gjendje të lirë.” – njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?