Sarandë – Helikopteri i urgjencës ndërpret ndeshjen e futbollit, ulet në fushë
Mungesa e një piste për tu ulur, ka detyruar sot helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë të ulet në fushën e futbollit për të marrë një rast emergjence.
Ka qenë ora 12:00, kur në fushë luhej ndeshja e moshave të kampionatit kombëtar të kategorisë së dyte Butrinti-Bylis U-17.
Në fund të pjesës së parë është shfaqur helikopteri i shëndetësisë dhe është ulur në fushë, duke ndërprerë takimin përreth 20-30 min.
Gazetari jonë Geraldi Bregu informon se helikopteri transportoi drejt Tiranës një të sëmurë me hemoragji cerebrale dhe tension të lartë.
Shkak i uljes se helikopterit në fushën e stadiumit “Andon Lapa” të qytetit të Sarandës është rikonstruksioni i spitalit “Petro Nako” të Sarandës.
Kjo pasi po bëhet pavioni i ri i maternitetit dhe ky pavion po ndërtohet afër pistes së uljes së helikopterit./Ora News/

KOHA JONË SONDAZH

