Sarandë, motori përplaset me furgonin, plagoset 30-vjeçari
Rreth orës 10:30, në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, pranë hyrjes së fshatit Vrion, ka ndodhur një përplasje mjetesh midis një motori, me drejtues shtetasin D.Gj, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Vrion dhe furgoni-sprinter, me drejtues shtetasin J.D, 30 vjeç, banues në Tiranë.
Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i motorit, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës. Policia ka shoqëruar drejtuesin e furgonit, shtetasin J.D, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

