Sarandë, përfundon numërimi në PD 229 vota dhe 40 kundër Berishës
Në degën e Sarandës është mbyllur procesi i votimit për kryetarin e Partisë Demokratike, ku kandidat i vetëm është Sali Berisha.
Sipas rezultateve përfundimtare, në votim morën pjesë gjithsej 229 anëtarë me të drejtë vote. Prej tyre, 181 votuan pro kandidaturës së Berishës, ndërsa 40 vota ishin kundër.
Gjithashtu janë regjistruar 3 vota abstenim dhe 5 fletë votimi të pavlefshme, duke përmbyllur kështu procesin në këtë degë.
Ndërkohë, në disa degë kryesore të partisë, procesi i votimit është shtyrë deri në orën 19:00 për të lejuar pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve që ende nuk kanë votuar.
KOHA JONË SONDAZH

