Sarandë, plagoset me thikë nga 5 persona pronari i lokalit të natës “Ecuador”

 

Sarandë-Pronari i një lokali nate ka mbetur i plagosur me thikë. Bëhet fjalë për Rudin Haxhia 39 vjeç dhe sipas policisë është plagosur me thikë dhe mjete të forta nga 5 persona.Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm 18 shkurt, rreth orës 06:00 në lokalin “Ecuador” në pronësi të 39 vjeçarit, pas një grindje me disa persona.Haxhia është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore për në Tiranë.

Ndërkaq më herët 39-vjeçari i ka shpëtuar disa atentateve me armë zjarri dhe me eksploziv.

Policia ka nisur punën për identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.

SHKARKO APP