Sarandë, vepra të turpshme para shkollës, arrestohet 47- vjeçari
Skandal brenda territorit të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së qytetit bregdetar për vepra të turpshme me të mitur.
I arrestuari është shtetasi Aristidh Loli. Ndalimi i tij është bërë pasi 47-vjeçari mësohet të ketë shkuar në oborrin e shkollës dhe ka ulur pantallonat në sy të fëmijëve, duke ekspozuar para tyre organet gjenitale.
Kanë qenë këta të fundit që janë ankuar tek prindërit e tyre dhe këta më pas të shqetësuar kanë bërë kallëzim në polici.
Aristidh Loli mësohet të jetë i martuar, por pa fëmijë. Nuk dihet ende nëse ky person vuan nga probleme mendore apo gjeste të tilla i bën me vetëdije, por ajo çfarë korrespondentja jonë, Shpresa Dine, na bën me dije është fakti se 47-vjeçari e bënte vazhdimsht në shkollë këtë gjest.
Rasti më i fundit daton në 19 janar 2015. Më të rëndë situatën e bën edhe neglizhenca e drejtuesve të shkollës, të cilët e kanë neglizhuar apo janë treguar qorrë përballë një shfaqeje të tillë.
KOHA JONË SONDAZH

