Sarandë: Vetëpl*gosje në banesë, nisin hetimet ndaj dy personave

Policia e Sarandës ka referuar në Prokurori materialet hetimore për një ngjarje të ndodhur në lagjen “10 Korriku”, ku një shtetas dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri gjatë një vizite në banesën e një të afërmi. Si rezultat i hetimeve paraprake, janë proceduar penalisht dy persona.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për shtetasin I. K., 59 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet se është plagosur aksidentalisht me një pistoletë brenda banesës ku ndodhej. Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtimin e nevojshëm.

Në lidhje me rastin, policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasin B. K., 33 vjeç, gjithashtu banues në Sarandë dhe i afërm i të dëmtuarit. Sipas hetimeve, dyshohet se ai ka larguar armën e zjarrit nga vendi i ngjarjes pas incidentit, duke penguar në zbardhjen e menjëhershme të rrethanave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur sekuestrimi i armës së zjarrit, një pistoletë, e cila është marrë në cilësinë e provës materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave përkatëse balistike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet po vijojnë punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një incident aksidental apo me shkelje të tjera ligjore të lidhura me mbajtjen dhe përdorimin e armës së zjarrit.

Policia thekson se materialet i janë referuar Prokurorisë, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme procedurale ndaj dy shtetasve të përfshirë në këtë rast

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?