Sarandioti tentoi të kalojë kufirin me 5 kg heroinë

Sekuestrohen 5 kg lëndë narkotike të dyshuar heroinë në pikën kufitare të Qafë Botit në Sarandë.

“Pas analizës së riskut  për  një automjet të dyshimtë në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, se mund të transportonte lëndë narkotike menjëherë e kanë  kaluar në vijë të dytë për kontroll të imtësishëm dhe të specializuar. Menjëherë u njoftuan Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ku pas të kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në automjetin tip “Volkswagen”  u konstatuan 12 pako me lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, me peshë  totale 5 kilogramë” informoi sot policia.

Në vijim të veprimeve procedurale, policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin Q.S., 51 vjeç, banues në Sarandë,  për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?