Sherr në “Opinion”: Sazan Guri – Veliajt: Ik vizitohu!: Veliaj: A je në metro…!

As mbrëmjen e sotme nuk kanë munguar debatet e nxehta në studion e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut. Këtë herë midis ambientalistit, Sazan Guri dhe kryebashkiakut, Erion Veliaj. Duke folur mbi temën më të diskutuar të ditëve të fundit, atë të parkut tek Liqeni që Bashkia do të ndërtojë, ndër të tjerë të ftuar në panel, z. Guri duke qenë kundër vendimit të Bashkisë për ngritjen e parkut, i është drejtuar Veliajt me një shembull që në një vend normal as do mendohej të betonizohej parku e për këtë ka marrë shembull vendet nordike, për të cilët u shpreh se, “personat që marrin përsipër një vendim të tillë vizitohen tek psikologu”. Duke e marrë si diçka krejt personale kryebashkiaku i është kthyer z. Guri duke i thënë, “mos ke shkarë gjë”! Ndërkohë ambientalisti Guri i është drejtuar z. Veliaj si një falsifikator.

SHKARKO APP