Sazan Guri shpjegon pse duket se sikur nuk është aktiv në protestat për plehrat

Nga Sazan Guri/

“Të dashur qytetarë.

Nuk merem kurrë me të lexuar të tjerët për faktin se nuk më del koha për punimet e mia nga angazhimet që marr përsipër, por më thonë se u mbajkërkam në gojë se gjoja jam shprehur se mund të vinë plehrat apo mbetjet dhe se nuk jam angazhuar me protestat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miq të dashur, nuk ka ndodhur kurrë të jem shprehur se të vinë apo edhe mund të vinë plehra e mbetje nga jashtë. Deviza ime e patundur është,

Swiss Digital Mobile Reklama

plehra kurrë, mbetje jo, për lëndët e para ulemi, studiojmë e flasim,

pamvarsisht se gazetat m‘i ka nxjerrë të deformuara në titull, por do durim të lexosh e të kuptosh ekspertin deri në detaj e deri në fund.

Po e përsëris shkurt, dhe kujt ja mban të më dal me emër e ballas, siç po dal vetë.

  1. Të thuash do vijnë plehrat kemi thënë është të jesh i marrosur dhe do matesh me ligjin, të cilën këtë kauzë e kemi fituar njëherë së bashku me 70 shoqata mjedisore qysh në vitin 2004, ku kemi ngelur shumë pak të patundur si at’herë (K.Kati, L. Ferrunaj e E.Ballauri), ku studioja që unë drejtoj me kolegen time, (Marianthi Guri, si ekspert të mbetjeve) kemi qenë truri i kësaj lëvizje.
  2. Të thuash se mund të pranohen mbetje sot është po aq budallëllëk, sepse jo se është e paligjshme si e para, por nuk kemi asnjë lloj standardi për t‘i pranuar. Ose nëse ka, pse nuk na i tregojnë qysh këto tre vjet. Ose nëse ka ndryshuar diçka, pse nuk na kanë informuan më parë. Ndaj ligji është i papranueshëm, për aq kohë sa nuk kemi infrastrukturë kontrolli kemi thënë, nuk ka kualifikim të punonjësve, skaner, etj., duke e thënë fort qysh kur u bë ligji më 2011, se mbetjet nuk mund të vinë dot në Shqipëri, sepse lënë 20-30% mbetje të mbetjeve. Dhjetra shkrime, libra e leksione me këtë devizë. Si mund të gëlltis të kaluarën time dhe të familjes, si luftëtarë të kësaj kauze. Ore qytetarë, a e mendoni se çfarë krimi po bëni ndaj një personi që ka 12 vjet që nuk ka rreshtur për të zgjuar lëvizjen ambientale, që në fakt po e bëni ndaj vendit.
  3. E vetmja shtesë në devizë është se për lëndët e para kemi thënë të ulemi, të ndalemi, të studiojmë e të flasim. Dhe ka të ngjarë që këtu të kini dyshimin se mos duam të themi diçka tjetër. At’herë dëgjomëni me kujdes.

Lëndën e para nuk e shpika unë si term, ajo ekziston në praktikë sot në vendin tonë. Në fakt, disa mbetje teknologjike si pluhur gome, fill tekstili, copra të vogla alumini e ndonjë tjetër ndoshta që unë dyshoj, nga ato të listës së gjelbër, thonë se vijnë, dhe me të vërtetë janë lëndë e parë në kuptimin se siç vijnë përdoren 100%, jo nga kompani riciklimi, por nga sipërmarrje publike dhe ju kam marr disa shembuj. Mirëpo si vijnë? Vijnë jashtë ligjit që bëri Kryeministri aktual për ndalimin e mbetjeve. Ato hyjnë me urdhër specifik prej të mëdhenjve të vendit, duke i etiketuar ato si lëndë të parë. Frika ime është se bashkë me to mund të vijnë edhe mbetje të tjera. Pikërisht, duke qenë pak më tepër se qytetar për këtë çështje, mendova t’ju sjell fakte, se ç’po ndodh dhe ç’mund të bëjmë, duke iu thënë të gjitha palëve me anë të shkrimeve se si vinë këto lloj mbetje, a duhet të vinë, a janë me të vërtetë lëndë e parë, ndaj dhe shprehem në shkrimet e mia se: nuk e di se ç’duhet të bëjmë për këto që quhen si produkte të pastra për zhvillim ekonomik që nuk lënë në fakt mbetje (si pluhuri i gomave, aluminet e vogla, fillet tekstile), ku veçse theksoj fort: të ulemi, të studiojmë e të flasim, duke mos u shprehur aspak se këto mund të hyjnë.

At’herë, pyetja ime është për gjithë ju që doni të kapni fjalë nga një ekspert që guxon:

t‘ju bëjë me dije se çndodh,

t‘ju kërkojë palëve të ulim shpatat e të kuvendojmë,

e thot të mësohemi që të flas studimi, pastaj parlamentari apo qytetari,

e mendon se vetëm me përplasje, me tanke e me gazsjellësa kemi bërë që ata të gjejnë shtigje, antitanke e kundragaze,

ku e kini fjalën të vijnë plehra, mbetje apo lëndë e parë.

  1. Sa për pjesëmarrjen në protestë, është dukur se nuk kam qenë shumë aktiv, sepse në protestën e parë kam qenë jashtë Tirane dhe nuk kisha lajmërim ose nuk e dija, ndërsa në protestën e dytë kam qenë nga ora 10 deri në 12 dhe u largova për të vetmin fakt që të bëja një shkrim enkas që e nisa pas protestës dhe mezi kapa çastet e fundit për shtyp të gazetës Shekulli, i cili doli të nesërmen.

Po kjo është betejë, mor qytetarë të dashur, që nuk mbaon sot, kush me armë (protestë) e kush me penë (shkrim) e kush me diplomaci (takime, letra). Duke takuar edhe me dhjetra deputetë për t‘i bindur që të mos votonin ligjin, unë i bëra të trija, pra sa aty, sa këtu e sa atje.

Nuk e di ku ju ka kapur ky inat, po nxirreni që të shpëtoni ju vetë. Unë prap me admirim ju shoj si pjesë të popullit tim që ca i marrin gjak e gjithcka, unë veçse jam bekuar e betuar që t‘i fal gjithçka, edhe gjak po qe nevoja.

  1. Sa për daljet televizive, nuk e kini kuptuar që mua më është hequr e drejta nga dy të mëdhenjt e qeverisjes së lartë dhe asaj lokale të Tiranës, ku titullarët e mediave më thonë se na fal, o profesor, se nuk kemi se ç’bëjmë. Me zor siguroj tre katër media, si rasti i taksës së Rrugës së Kombit dhe ajo për sheshin qendër të Tiranës.
  2. Sa për ata që mendojnë se ke djalin, po pse bini kaq poshtë, o të uruar. Po të ishe kështu, djalin e kisha edhe kur dola kundër Liqenin, edhe kur dola kundër për sheshin para një muaj, por edhe kur e kisha djalin me Bashën për katër vjet që dola kundër tij për Pallatet nën Digë, po edhe kundër Hec-eve e Tec-eve të Berishës, por edhe kundër pallateve të Ramës qysh në 2004, për ato të Gardës (2015), dhe për atë të Fakulteti Ekonomik, (2016) dhe jo njëherë.

Gjithsesi, me përjashtim të Kryetarit aktual, sikundër edhe ju që nuk e di ku e kini hallin, asnjë prej tre burrave të tjerë (Rama, Berisha e Basha) apo bizneseve të caktuara që ju kam prishur punë nuk kanë guxuar të më thonë një fjalë, sepse e kuptonin se çdo gjë që bëja e kisha në emër të ndërgjegjes sime dhe jo lojë të të tjerëve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?