Sazan Gurit i vjedhin biçikletën

Sazan Gurit i vjedhin biçikletën

Mësohet se Sazan Guri ishte sot në një prej institucioneve, ku pati një takim me përfaqësues ndërkombëtarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Pasi ka dalë nga takimi, ai nuk ka gjetur më biçikletën e tij që e kishte lidhur, raporton Dita.

Menjëherë ai është ankuar pranë institucionit, i cili për fat të mirë ka pasur edhe kamera sigurie.

Falë rishikimit të pamjeve filmike nga punonjësit e sigurisë, u bë i mundur edhe evidentimi i personit që e kishte marrë.

Pas kontakteve me familjen e personit që e kishte vjedhur, është arritur që Sazan Guri të rimarrë biçikletën e tij dhe të kthehet për në shtëpi.

SHKARKO APP