Scholz: Anëtarësimi në BE i Ballkanit Perëndimor, në interes edhe të Berlinit
Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi përpara Bundestagut se anëtarësimi i vendeve të Ballkanin Perëndimor në BE është me interes të madh, së pari për vetë Gjermaninë.
Kancelari gjerman e përshëndeti hovin e ri të dhënë bisedimeve për zgjerimin e Bashkimit Europian me gjashtë vendet e rajonit gjatë muajve të fundit dhe vendimin e kësaj jave për t’i dhënë Bosnje-Hervegovinës statusin e kandidatit.
“Është në interesin gjerman dhe europian që pjesa e mbetur e Ballkanit të bëhet pjesë e bllokut europian. Bashkimit Evropian. Ashtu siç është po në interesin tonë që nga viti 2023 Kroacia të jetë pjesë e zonës Schengen”, tha Scholz.