Së bashku në luftën kundër kancerit të gjirit!
Dhjetëra gra e vajza, përfaqësues të institucioneve më të rëndësishme, partnerë dhe organizatorë të fushatës kundër kancerit të gjirit u mblodhën dje në sheshin “Nënë Tereza” në FlashMob-in më të madh shqiptar duke kërcyer dhe përcjellë mesazhe të forta, si pjesë e një kauze aq të madhe siç është kujdesi dhe mbrojtja e shëndetit.
FlashMob-i më i madh shqiptar, synoi dhe përcolli një mesazh shprese të gjitha zonjave që vuajnë nga kanceri i gjirit dhe qëllimin për të ndërgjegjësuar qindra-mijëra të tjera…
Fushata e suksesshme #VishuBukurDheShkoTekDoktori solli në dyert e Spitalit Amerikan qindra gra për kryerjen e kontrollit të gjirit; nga ato të shtresave në nevojë e vështirësi ekonomike deri tek personazhet Vip dhe figurat të shquara të ekranit, politikës, sportit dhe artit në vend.
Prezentë në këtë aktivitet Zj. Brunilda Paskali, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës dhe Dr. Shk. Iris Allajbeu, shefe e Imazherisë së Avancuar në Spitalin Amerikan, si dhe të tjerë përfaqësues të institucionit të Bashkisë Tiranë, partnerë mbështetës si Shoqata “Njerëz dhe Ide”; Revista Who, dhe dhjetëra qytetarë e studente, përshëndetën njëherazi dhe iu bashkuan kësaj nisme të ndërmarrë për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë grave dhe vajzave për sensibilizimin, mbështjeten e duhur dhe kontrollin periodik për të parandaluar dhe diagnostikuar në kohë sëmundjen e kancerit të gjirit, aq shumë të përhapur botërisht.

Spitali Amerikan, gjithmonë si pjesë të punës së përkushtuar, në ndihmë të pacientëve, mundëson dhe do të vijojë fushatën edhe përgjatë muajit Nëntor, duke ofruar ekzaminime, asistencë mjekësorë dhe konsulencë të vazhdueshme nga mjekët radiologë specialistë të ekipit të Imazherisë së Avancuar në Spitalin Amerikan dhe shërbime nga të gjithë departamentet e tjera shëndetësore, me 50 % ulje për të gjithë qytetarët.
KOHA JONË SONDAZH

