”S’e dija që ishte shtatzënë”, i riu: Nëse foshnja ka qenë i imi, nuk ja fal kurrë

Këtë të martë, 30-vjeçarja që lindi në një bodrum dhe e braktisi foshnjën i cili ndërroi jetë, tha për një emision se këtë foshnje që jetoi 24 orë, nuk e pranonte i dashuri i saj.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të Hapur”, personi për të cilin 30-vjeçarja thotë se është i ati i foshnjës, tha se nuk ishte në dijeni të shtatzënisë së saj. I riu thotë edhe se nëna e vajzës ishte në dijeni për lidhjen e tyre.

“Atë marrëdhënie e ndërpreu vetë vajza sepse nuk donte. Nëse e zbuloj se ADN-ja e fëmijës del që është i imi, nuk ia fal kurrë. Nuk kam p[r t’ja falur atë që bëri. Unë kam mesazhet e shkëmbyera me atë dhe nënën e saj. Keni mesazhet, do t’i nxjerr një ditë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?