Seanca e radhës për Gërdecin, Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka mbërritur këtë mëngjes në GJKKO, ku do mbahet seanca e radhës ndaj tij.

Mediu është nën hetim për çështjen e “Gërdecit”. Më herët ish-ministri ka thënë se drejtësia nuk mund të jetë kurrë e drejtë, nëse bën një padrejtësi të re, ndërsa ka hedhur akuza ndaj procesit gjyqësor, që e cilëson të paligjshëm. Sipas tij asnjë nga dëshmitarët në proces, nuk ka folur kundër tij.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?