Seanca e Shullazit, KLGJ nuk komandon gjykatësin e tretë
Edhe këtë të mërkurë ka dështuar seanca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është mosformimi i trupit gjykues, sepse Këshilli i Lartë i Gjyqësorit nuk ka komanduar ende një gjyqtar të tretë. Në sallën e gjyqit doli vetëm kryesuesja Saida Dollani dhe anetarja Albana Boksi.
Gjyqtari i tretë është dorëhequr dhe s’ka më asnjë anëtar të Apelit për Krime të Rënda që mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes. Pritet që KLGJ të caktojë anëtarin e ri nga apelet e tjera. Gjyqtari Nure Dreni u dorëhoq për shkak se kishte shqyrtuar një çështje tjetër në lidhje me Shullazin. Më herët është dorëhequr edhe Sokol Binaj.
Ndërkohë, Blerim Shullazi ka kallëzuar penalisht në prokurorinë e Tiranës gjyqtaren Saida Dollani për shpërdorim detyre. Lajmi konfirmohet nga avokatët e çështjes. Mësohet, ndër të tjera se seanca e rradhës do të zhvillohet më datë 23 maj. Gjatë procesit 5 gjyqtarë janë dorehequr ndërsa një tjetër gjyqtar është shkarkuar nga Vetting-u.
KOHA JONË SONDAZH

