Seanca në Kuvend, Silva Caka: Mjerë kush do rrojë, ta shohë Shqipërinë rrënojë
Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, ka reaguar lidhur me seancën plenare që po zhvillon sot Kuvendi i Shqipërisë, i cili pritet të miratojë raportin e “rilindësve” për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Përmes rrjeteve sociale, Caka shprehet se nuk e di se çfarë është më qesharake në këtë vend: “opozita parlamentare” që mbushi listat shumëemërore të Rilindjes më 25 Prill, tentativat fiasko të Edi Ramës për të shkarkuar për të disatën herë Presidentin e Republikës, “eksperti” ligjor që do argumentojë “shkeljet ligjore” të Presidentit (i cili me siguri do jetë si ndonjë nga ekspertët e Rama-formës në Drejtësi), deputetët në ikje që mbyllin dyert e Kuvendit për medien (sipas parimit kush del i fundit mbyll derën), apo Frrokët e Takët që i bëjnë jehonë dështimeve të njëpasnjëshme të Rilindjes?!
“Nuk e di çfarë është më qesharake në këtë vend: “opozita parlamentare” që mbushi listat shumëemërore të Rilindjes më 25 Prill, tentativat fiasko të Edi Ramës për të shkarkuar për të disatën herë Presidentin e Republikës, “eksperti” ligjor që do argumentojë “shkeljet ligjore” të Presidentit (i cili me siguri do jetë si ndonjë nga ekspertët e Rama-formës në Drejtësi), deputetët në ikje që mbyllin dyert e Kuvendit për medien (sipas parimit kush del i fundit mbyll derën), apo Frrokët e Takët që i bëjnë jehonë dështimeve të njëpasnjëshme të Rilindjes?!
Mjerë kush do rrojë, ta shohë Shqipërinë rrënojë!”, shprehet në reagimin e saj, ish-ligjvënësja e LSI-së, Silva Caka.