Seanca për 21 të arrestuarit, Prokuroria kërkon burg për 3 prej tyre për dëmtimin e mjetit të policisë
Vijon seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për 21 protestuesit e arrestuar gjatë protestës së zhvilluar të enjten pranë Parlamentit. Pas dy ndërprerjeve, të kërkuara nga avokatët mbrojtës për t’u njohur me aktet e dosjes, procesi gjyqësor vijon ende.
Sipas informacioneve paraprake, Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 3 nga 21 të ndaluarit.
Bëhet fjalë për tre protestuesit që dyshohet se kanë dëmtuar automjetin e Policisë së Shtetit gjatë incidenteve të regjistruara pranë Parlamentit, në protestën e së enjtes. Ndërkohë, për pjesën tjetër të të arrestuarve pritet vendimi i gjykatës pas përfundimit të shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë dhe argumenteve të mbrojtjes.
KOHA JONË SONDAZH

