Seanca për Erion Veliajn, gjyqtarja tërhiqet për vendimmarrjen

Është mbyllur shqyrtimi paraprak i çështjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gjyqtarja Etleva Deda është tërhequr për vendimmarrje, nëse kalon për gjykim apo jo. Për shkak të kërkesës për përjashtim të saj, u shty pas afatit 5 ditorë që t’i jepet kohe Veliajt ta depozitojë formalisht kërkesën. Seanca e radhës është në 9 shkurt. Pas kërkesës së Veliajt, i cili një ditë më parë kërkoi largimin e Valentina Teodoreskut nga mbrojtja, në seancën paraprake, avokatja nga shteti tha se “nuk i kishte dalë koha ta takonte Veliajn dhe se ajo ka fuqi ligjore për ta mbrojtur”. Teodoresku kujtoi se për gati një orë e kishte pritur taksinë.

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?