Seanca për vr*sjen e Martinit me dyer të mbyllura? avokati: Jo. Nëna: Duam drejtësi

Çështja gjyqësore për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani do të zhvillohet me dyer të mbyllura, gjë që është kundërshtuar nga familjarët e viktimës.

”Gjykata ka vendosur që çështja do të jetë me dyer të mbyllura, por ne do e kundërshtojmë këtë gjë në vazhdim, në seancat e ardhshme. Besoj se do të jetë një proces i gjatë dhe familja do që të zbardhet çdo detaj. Interesi nuk është më vetëm i familjeve të përfshira, por i të gjithë shqiptarëve”.

Në një deklaratë për mediat, nëna e Martin Canit u shpreh se drejtësia duhet të vihet në vend. Mario Përlleshaj mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë, pasi u arrestua për krimin në shkollën “Fan Noli” ku i dyshuari ishte nxënës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?