Seancë gjyqësore për 21 qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore
Po zhvillohet në këto momente seanca gjyqësore për 21 qytetarët e arrestuar gjatë protestës së të enjtes së kaluar para Kuvendit, e cila u shoqërua me tensione mes protestuesve, forcave të rendit dhe përfaqësuesve politikë.
Gjatë zhvillimit të seancës, një prej të ndaluarve, i cili vuan nga epilepsia, ka shfaqur probleme shëndetësore, duke krijuar shqetësim brenda ambienteve të gjykatës. Situata ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, ndërsa është thirrur një autoambulancë që ka mbërritur me urgjencë në oborrin e gjykatës për t’i ofruar ndihmën e nevojshme.
Sipas informacionit të raportuar nga vendngjarja, gjendja e të arrestuarit është vlerësuar si e rënduar në atë moment, çka ka bërë të domosdoshëm transportimin e tij drejt spitalit për trajtim më të specializuar dhe kujdes mjekësor. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve shëndetësore ka synuar stabilizimin e gjendjes së tij dhe shmangien e përkeqësimit të mëtejshëm.
KOHA JONË SONDAZH

