Sejdarasi kundër pagës minimale: Taksë që shteti i vendos biznesit
Bardhi Sejdarasi është kundër pagës minimale. I ftuar në emisionin “Ekopolitikë” ai thotë se paga minimale është taksë që shteti i vendos biznesit për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
Bardhi Sejdarasi: Unë në këtë rast do të thosha që nuk duhet rritur paga minimale, sepse paga minimale është taksa që shteti i vendos biznesit për sigurimet shëndetësore shoqërore dhe asnjë nuk shkon tek paga minimale. Ka një situdim të OECD në 75 vende dhe nuk shkon asnjëherë të ardhurat reale të punonjësit.
Besart Kadia: Sa është numri i personave që marrin nën 300 mijë lekë të vjetra në muaj.
Bardhi Sejdarasi: Nga ato që janë kontrolluar 38.1% në fazën e parë të kontrollit
Pano Soko: Diku tek 300 mijë veta që marrin nën pagën minimale.
Bardhi Sejdarasi: Në 2016 nga 210320 në marrëdhënie punësimi 81 642 u siguruan me pagë minimale. Këta janë 38.8%. Në 2017 nga 176 mijë u siguruan me pagë minimale 37.2 dhe në 6 mujorin e parë të këtij viti 38904 janë siguruar me pagë minimale 27.2%.