Sejdarasi: Në 7 vite 400 mijë njerëz kanë ikur nga Shqipëria. Muço: 653 mijë të larguar sipas të dhënave në 10 vite

Shqipëria vitet e fundit po vuan nga largimi masiv i shqiptarëve nga vendi.

Ndërkohë, për sipas gazetarit Bardhi Sejdarasi, në 7 vite shifra e largimit të shqiptarëve nga vendi ka qenë rreth 400 000.

Këtë deklaratë ai e bëri në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora.

Bardhi Sejdarasi: Në 7 vite ka 400 mijë njerëz që kanë ikur nga Shqipëria. Sipas INSTAT  kanë rreth 200 mijë shqiptarët që janë larguar nga 4 vitet e fundit. 118 mijë janë kthyer. Në neto është një fenomen kompleks. Nuk është vetëm shqiptar si fenomen. Këto të dhëna janë nga regjistrimi i popullsisë dhe sistemi TIMS. Të dhënat janë zyrtare.

Nga ana tjetër, kësaj deklarate i është përgjigjur ekonomisti Klodian Muço i cili e ka kundërshtuar duke u shprehur se në 10 vite, 2007-2017 janë mbi 653 mijë persona që janë larguar nga Shqipëria.

Klodian Muço: 653 mijë sipas të dhënave nga 2007-2017, janë 653 mijë të larguar në 10 vite.

SHKARKO APP