Sejdini: Armando Sadiku “Qytetar Nderi“ i Elbasanit

Kryetari i bashkisë se Elbasanit, Qazim Sejdini, në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, i ka propozuar këshilltarëve që sulmuesi i kombëtares shqiptare, elbasanasi Armando Sadiku, i cili shënoi golin e parë të Shqipërisë në Euro të bëhet “Qytetar Nderi”.

Në nisje të mbledhjes së këshillit, kreu i bashkisë, Qazim Sejdini tha se  këtë titull Armando Sadiku e meriton për kontributin në fushën e sportit, por edhe si një nga ambasadorët elbasanas, si një përfaqësues i denjë jo vetëm si futbollist, por edhe i qytetarisë elbasanase. Me kontributin e tij Armando Sadiku na ka nderuar të gjithëve, ndaj edhe për këtë qëllim jam i bindur se propozimin tim do ta miratojmë bashkarisht”, tha Sejdini.

Këshilltarët miratuan në unanimitet që Armando Sadiku të jetë “Qytetar Nderi” i Elbasanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Armando Sadiku shënoi golin e parë të Shqipërisë në një kompeticion te tille siç është Kampionati Europian, përballë përfaqësueses se Rumanise.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?