Sejdini: Mbetjet që do të importohen do të digjen kur të kalojnë mbi trupin tim

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini ka hedhur poshtë spekulimet për djegie të mbetjeve të importit në fabrikën e re që do të përfundojë këto ditë.

Ai thotë se do të digjen plehra kur të kalojnë mbi trupin e tij. Këtë betim, Sejdini e bëri në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të këtij qyteti,

pas interesimit të këshilltarëve mbi spekulimet rreth fabrikës së djegies, e cila  përfundon këto ditë në impiantin e ri të përpunimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse ajo fabrikë do jetë jashtë standardeve dhe do të ketë qoftë edhe një bullon të ndryshkur nuk do të merret në dorëzim dhe kjo është taksative.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kapaciteti i djegies së fabrikës së ngritur në impiantin ë përpunimit të mbetjeve është 150 ton.

Në Elbasan prodhohen mesatarisht 130 ton plehra dhe nëse i shtohen edhe mbetjet e zonave përreth e kalon 150 ton.

Ta harrojë kushdo se do të sjellë plehra në Elbasan. Ta harrojë.

Vetëm nëse plehrat kalojnë mbi trupin tim, do të digjen në Elbasan”- deklaroi sot kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?