Sejko: BSH e angazhuar për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit bankar
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi të martën se, Banka Qendrore mbetet e angazhuar per stabilitetin dhe qendrueshmërinë e sistemit bankar në vend, ndërsa ka rishikuar rregulloren për rritjen e kritereve të sigurisë, për transportin e parave cash.
Gjate një interviste dhënë për Ora News, Guvernatori u shpreh se, transporti i parave cash është kryer historikisht me avion dhe kjo është një formë normale që përdoret në të gjithë botën.
Sejko theksoi se çështja nuk shtrohet nëse paratë e shqiptarëve transportohen jashtë vendit, pasi bankat mund t’i rikthejnë ato kur është e nevojshme.
Por duke iu referuar ngjarjes së ndodhur vetëm një ditë më parë u krye grabitja e një banke në Vlorë dhe më herët në Rinas ku u grabit një shumë e konsiderueshme parash, Guvernatori deklaron se këto grabitje janë njësoj të rrezikshme për sistemin si kreditë e këqija.
“Në radhë të parë, efekti negativ është humbje për bankat, ato kanë gjendje financiare të konsoliduar, por është një humbje. Efekti më i madh negativ nuk është humbja financiare, por humbja në imazhin që ne japim në sigurinë për investitorët e huaj; vetë bankat janë investitorë të huaj direktë. Në rast se ngjarjet përsëriten – se ngjarje sporadike ndodhin në të gjithë botën – por përsëritja e ngjarjeve të kthyera në një fenomen, atëherë kjo do të jetë një sinjal tjetër alarmi, sikurse është dhe kredia me probleme në nivel të lartë. Kjo do të krijonte një pasiguri në situatën e bankave si investime të huaja në Republikën e Shqipërisë. Për këtë arsye në jemi adresuar dhe për ketë arsye ne kërkojmë që ngjarje të tilla të jene ne vemendje te institucioneve pergjegjese”, deklaroi Guvernatori.
KOHA JONË SONDAZH

