Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:36 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sejko takim me delegacionin e Bankës Botërore. Diskutohet për planin e masave për kreditimin

Aktualitet E martë, 8 Tetor 2019 20:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me delegacionin e Bankës Botërore, të kryesuar nga Maryam Salim, Përfaqësuese e Përhershme e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri dhe  Mario Guadamillas, Menaxher pranë Bankës Botërore për Evropën dhe Rajonin.

Referuar njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, takimi u zhvillua në kuadër të projekteve të përbashkëta që Banka e Shqipërisë po zhvillon me Bankën Botërore si pjesë e instrumentit “Kredia për Politikën e Zhvillimit (Development Policy Loan)”.

Gjatë këtij takimi, Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike në vend, duke theksuar kontributin që jep Banka e Shqipërisë në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit.

Politika monetare lehtësuese e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka krijuar kushte të favorshme në ekonomi dhe stimujt e nevojshëm në tregjet financiare. Aktualisht, tregjet karakterizohen nga norma të ulëta interesi, situatë e mirë likuiditeti, qëndrueshmëri në rritje e kursit të këmbimit, dhe një trend rritës kreditimi.

Në veçanti, kredia për sektorin privat ka vijuar të përshpejtojë ritmin e rritjes, duke shënuar një normë mesatare rritjeje prej 7.4% në dy muajt e parë të tremujorit të tretë. Trendi pozitiv i kreditimit ka përfituar nga rritja e kërkesës dhe e ofertës për kredi. Përmirësimi i ofertës dëshmon rrezikun në rënie të kreditimit në vend, sikundër ilustrohet nga rënia në 11% e nivelit të kredive me probleme në muajin gusht.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pjesë e diskutimit gjatë këtij takimi ishte dhe zhvillimi i teknologjive financiare, të njohura sot në botën financiare me termin Fintech. Zhvillimi i tyre përbën një potencial të madh për vendin që duhet shfrytëzuar, por gjithmonë duke ndjekur një zbatim efektiv që garanton ruajtjen e stabilitetit financiar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo gjë duhet të shoqërohet dhe me rritjen e edukatës financiare si një komponent i rëndësishëm për sigurimin e një aksesi më të gjerë në shërbimet financiare dhe rrjedhimisht në potencialin kreditues.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Bankës Botërore përgëzuan Guvernatorin Sejko dhe Bankën e Shqipërisë për suksesin e arritur gjatë zbatimit të projekteve të përbashkëta, për të cilat Banka e Shqipërisë ka treguar angazhimin maksimal.

Ata u ndalën te përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të zbutur hendekun midis ofertës dhe kërkesës për kredi, si një mundësi për të rritur potencialin e kreditimit në vend. Një shtysë të re në këtë drejtim pritet të japë edhe zbatimi i rregullores së re për trajtimin jashtëgjyqësor të kredimarrësve të përbashkët në disa banka, në vështirësi financiare, e ashtuquajtur “Tirana Approach”.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Para 3 minutash
Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Para 44 minutash
Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Para 49 minutash

Një vend të veçantë gjatë diskutimeve zuri dhe aksioni më i ri i Bankës së Shqipërisë për vënien në jetë të një plani masash me fokus kreditimin, të hartuar nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me bankat tregtare dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave, që synon përmirësimin sasior e cilësor të kreditimit dhe zgjerimin e gamës së produkteve financiare. Përfaqësuesit e Bankës Botërore u shprehën të gatshëm të kontribuojnë në zhvillimin dhe zbatimin e mëtejshëm të këtij plani.

Në përfundim, Guvernatori Sejko dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore diskutuan mbi projektet e ardhshme të Bankës së Shqipërisë, të cilat do të fokusohen në çështje të lidhura me edukimin financiar, shërbimet e pagesave, nxitjen e mëtejshme të kreditimit dhe atë të ndërhyrjes së jashtëzakonshme.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, u zhvillua edhe një workshop i përbashkët i Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore me temë “The role of the financial sector as catalyst for economic growth”, nën drejtimin e Zëvendësguvernatores së Dytë të Bankës së Shqipërisë, zj. Natasha Ahmetaj dhe pjesëmarrjen e shumë përfaqësuesve të institucioneve qeveritare dhe aktorëve kryesorë të sistemit financiar.

Etiketat e lidhura

Banka e ShqiperiseGent SejkoGuvernatori
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë
Para 3 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Para 11 minutash

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 13 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 33 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.