Sejko takim me shefin e Misionit të FMN-së për Shqipërinë: Zhvillimet në Lindjen e Mesme meritojnë vëmendje

Në kuadër të Mbledhjeve të Pranverës të FMN dhe të BB në Uashington, Guvernatori Sejko zhvilloi një takim prezantimi me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Diego Cerdeiro, i cili do të zëvendësojë Anke Weber.

Gjatë takimit, Guvernatori prezantoi një analizë të situatës më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, si dhe projeksionet për të ardhmen. Sejko tha se ekonomia shqiptare vijon të shfaqë ritme të qëndrueshme rritjeje, e mbështetur nga një treg pune i fortë, inflacion i ulët, si dhe një sistem financiar i shëndetshëm.

Sipas tij pasiguritë në mjedisin ndërkombëtar, veçanërisht zhvillimet në Lindjen e Mesme, mbeten faktorë që kërkojnë vëmendje të shtuar. Gjatë takimit u theksua rëndësia e politikave të kujdesshme makroekonomike, të cilat kanë kontribuar në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, forcimin e qëndrueshmërisë financiare dhe uljen graduale të borxhit publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Politika monetare do të vijojë të mbetet e orientuar drejt stabilitetit të çmimeve, duke u bazuar në zhvillimet e reja dhe në vlerësimin e rreziqeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?