Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sekretari Blinken flet për urdhrin ekzekutiv të Presidentit Biden: Korrupsioni kërcënon barazinë ekonomike në Ballkan

Aktualitet E mërkurë, 9 Qershor 2021 08:52
Sekretari Blinken flet për urdhrin ekzekutiv të Presidentit Biden: Korrupsioni kërcënon barazinë ekonomike në Ballkan
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ripohon angazhimin e Uashingtonit për të luftuar korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara janë të ndërgjegjshme se korrupsioni kërcënon barazinë ekonomike, luftën kundër varfërisë, përpjekjet për zhvillimin ekonomik, si dhe vetë demokracinë. Korrupsioni, kudo që të jetë, dëmton drejtpërdrejtë politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatët e partnerët tanë”, thekson zoti Blinken, në një deklaratë të lëshuar pas Urdhërit Ekzekutiv të Presidentit Biden për të zgjeruar hartën dhe kriteret e vendosjes së sanksioneve ndaj individëve dhe organizatave që përfshihen në korrupsion dhe krim të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

Mund t'ju interesojë

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 3 orësh
Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Para 4 orësh
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 4 orësh

“Shtetet e Bashkuara”, thekson zoti Blinken, “janë të angazhuara për të nxitur llogaridhënien si dhe për të luftuar pandëshkueshmërinë ndaj atyre që janë përfshirë në raste madhore korrupsioni në Ballkanin Perëndimor dhe kudo në botë”.

Duke e shpallur luftën kundër korrupsionit si një prioritet të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, administrata Biden duket se është e përgatitur të mbajë ndaj individëve, që beson se përfshihen në akte madhore korrupsioni dhe që minojnë shtetin ligjor, të njejtin qëndrim si ndaj atyre që kanë rrezikuar paqen në Ballkanin Perëndimor.

Sipas zotit Blinken, urdhëri i fundit ekzekutiv i Presidentit Biden zgjeron hartën e sanksioneve në Ballkanin Perëndimor duke përfshirë disa marrëveshje të viteve të fundit, siç është ajo e Prespës e vitit 2018, apo zgjatja e mandatit të Gjykatës së Hagës për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi.

Veç atyre që rrezikojnë paqen e sigurinë, sanksione mund të vendosen tani edhe ndaj individëve që destabilizojnë rajonin duke minuar insitucionet demokratike dhe shtetin ligjor, ose që shkelin të drejtat e njeriut.

Për të goditur në mënyrën më të mirë rrjetet e korrupsionit të shtrira në Ballkanin Perëndimor, thekson Sekretari Blinken, Urdhëri Ekzekutiv përfshin tani edhe Shqipërinë.

Deri tani, Urdhëri Ekzekutiv, një vazhdimësi në vite e qëndrimeve të administratave të ndryshme amerikane që nga viti 2001, përfshinte vetëm vendet e dala nga shpërbërja e dhunshme e ish Jugosllavisë.

Sipas Sekretarit Bliken “Urdhëri Ekzekutiv autorizon vendosjen e sanksioneve ndaj individëve, apo enteve, që janë përgjegjëse për korrupsion në rajon, që janë përfshirë në përvetësim fondesh publike, tjetërsim pronash private për përfitime personale apo politike, ose të përfshirë në ryshfete. Pronat, ose interesat në prona të ndryshme, që personat e përcaktuar në bazë të Urdhërit Ekzekutiv, kanë në Shtetet e Bashkuara, ose që kanë lidhje me Shtetet e Bashkuara, apo bien në duar të personave në Shtetet e Bashkuara, do të bllokohen dhe shtetasit amerikanë janë të ndaluar të kryejnë transaksione me ta. Veç kësaj, individët, që përcaktohen në bazë të këtij urdhëri, nuk do të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, thekson Sekretari Blinken./VOA

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

BidenBlinken
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 3 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 3 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 3 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 8 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 11 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 3 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.