Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kemi prova, Putini po përdor bomba e raketa thërrmuese që nuk lejohen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se ka prova që Rusia po përdor bomba thërrmuese në pushtimin e saj në Ukrainë.

Në një konferencë shtypi, ai u tha gazetarëve se “Ne kemi parë përdorimin e bombave thërrmuese, kemi raporte për përdorimin e llojeve të tjera të armëve që do të ishin në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Ai gjithashtu shtoi se aleanca ushtarake perëndimore nuk do të krijojë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe as do të dërgojë trupat e saj atje, por premton ndihma të tjera për Kievin dhe i kërkoi Presidentit Vladimir Putin që t’i japë fund pushtimit menjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?