Sekretari i ri i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri: Në janar me riorganizim më të mirë dhe statut të ri

Damian Gjiknuri ka folur për herë të parë për mediat si Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, i cili dha detaje për mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme të kryetarit Rama me Sekretariatin e partisë.

Gjiknuri tha se qëllimin i mbledhjes ishte diskutimi i riorganizimit të PS-së.

Me fillimin e punës për riorganizimin e PS ku së bashku me sekretarët e rinj do të fillohet një proces i vazhdueshëm, duke vazhduar me analizat dhe duke ristrukturuar PS-në për sfidat në mandatin në vazhdim. Ky mandat është më i vështirë se është i treti. Qëllimi i afatit 100-ditor ishte pikërisht përmbyllja e analizave të nisura nga Kongresi dhe lënia kohë PS-së për të përgatitur vizionin e ri dhe për të dalë me një platformë e cila do të dojë vite për tu implementuar”, tha Gjinkuri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Gjiknuri shtoi se analiza për zgjedhjet e 25 prillit do të zgjasë deri në fund të vitit, dhe viti tjetër do ta gjejë PS-në edhe me statut të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur në lidhje me pakënaqësitë në PS pas Asamblesë kur u zgjodhën edhe strukturat e reja drejtuese, Gjiknuri tha se nuk ka asnjë pakënaqësi të shprehur në mënyrë të strukturuar.

Nuk e di pakënaqësinë, nuk e kam dëgjuar të strukturuar. Sigurisht që brenda një organizate ka pritshmëri të ndryshme, mund të ketë ndonjë pritshmëri të parealizuar. PS ka eksperiencën për të marrë vendimet e duhura. Z. Balla ka një detyrë shumë të rëndësishme që është drejtimi i Grupit Parlamentar të PS-së. Dhe ndarja e 2 pozicioneve është bërë me qëllimin për të bërë sa më të mirë riorganizimin e partisë dhe me asnjë qëllim tjetër“, tha ndër të tjera Gjiknuri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?