Sekretarja e Saimir Tahirit tregon në prokurori ku e gjeti “çimkën” përgjuese
Pajisja përgjuese që u gjet në paradhomën e Saimir Tahirit në Ministrinë e Brendshme dyshohet se u vu nga bashkëpuntorë të tij të afërt. Kjo sepse aparatura ku përcillej përgjimi nuk mund të qëndronte në një distancë të largët.
Sekretarja e Saimir Tahirit tregoi në prokurori si e gjeti rastësisht pajisjen përgjuese, pasi dorëzoi listën e personave që kanë hyrë në zyrën e shefit të saj muajt e fundit, raporton Panorama.
Prokuroria ka marrë edhe pamjet e kamerave të brendshme të Ministrisë nga marsi e në vazhdim. Në kallëzimin e përcjellë në Prokurori nga Ministria e Brendshme, dëshmia e sekretares që ka gjetur pajisjen më 18 maj 2016 është elementi kryesor. Burimet nga Prokuroria pohojnë se pajisja regjistruese-transmetuese është gjetur e fikur si pasojë e rënies së baterisë.
KOHA JONË SONDAZH

