Sekretet e Vlora Hysenit për biznesmenin, eksperti i sigurisë: Korrupsion apo spiunazh, kjo çështje është tërmet

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se çështja e ish-kreut të SHISH-it, Vlora Hysenit duhet të shihet në një kontekst të gjerë dhe të jetë objekt i një hetimi që të sqarojë interesat dhe lidhjet që mund të qëndrojnë pas këtyre komunikimeve, që ajo del të ketë pasur me biznesmenin Ergys Agasin. ”Unë do ta konsideroja tërmet në institucionet e sigurisë. Po flasim për figurat më të larta të institucioneve që ata përfaqësojnë, siç është shërbimi informativ dhe policia e shtetit”,-thotë eksperti.

Duke iu referuar komunikimeve të pretenduara dhe përdorimit të një telefoni të huaj, Softa tha se duhet të sqarohet natyra e kësaj marrëdhënieje dhe nëse ajo mund të ketë lidhje me çështje korrupsioni apo spiunazhi. ”Po flasim për një marrëdhënie ku sekretet, apo jo, dalin në komunikime me një person, të paktën nga këto të dhëna që kemi deri tani. Dhe kjo është një lidhje e cila duhet parë në tërësinë e saj, në çfarë interesi ka qenë. Është në interesin e një korrupsioni, është në interesin e një spiunazhi?”.

Softa solli në vëmendje zhvillime të tjera që duhen shqyrtuar në kuadër të një hetimi më të gjerë, duke përmendur arrestimin në Francë të një personi që ai e lidh me të njëjtin rreth. ”Në qoftë se do ta lidhim çështjen më gjerë, që do të jetë pjesë e hetimit sigurisht, krahu i djathtë i tij arrestohet në Francë në një fluturim në një zonë, në një central bërthamor”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eksperti vë pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënies së krijuar mes personave të përmendur dhe mënyrën e komunikimit me drejtuesen e shërbimit informativ. Softa ndalet edhe tek përdorimi i një telefoni të huaj për komunikime, duke e vënë këtë element në kontekstin e standardeve të sigurisë, që sipas tij duhet të respektohen nga drejtuesit e institucioneve përkatëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?