“Sekreti është dashuria”, deputetja Mila gatuan ballokumet tradicionale të Elbasanit

Aroma e gjalpit, mielli i misrit dhe duart e gjysheve që ruajnë këtë traditë shekullore rikthyen edhe këtë vit magjinë e Ditës së Verës në Elbasan. Në qytetin që konsiderohet kryeqyteti i kësaj feste, gatimi i ballokumes u kthye në një moment simbolik ku u bashkuan brezat, tradita dhe festa. Në këtë atmosferë, deputetja e Elbasanit Sara Mila u bë pjesë e përgatitjes së ëmbëlsirës simbol të festës, së bashku me gra nga zonat rurale që ajo përfaqëson dhe vajza të reja, duke sjellë në një tryezë historinë, sekretet dhe dashurinë që e bën ballokumen kaq të veçantë.

“Kjo traditë është mbi të gjitha për t’u lidhur me njëri-tjetrin dhe për të ndarë histori. 14 marsi tjetër do t’ju gjejë duke bërë ballokume tradicionale në shtëpitë tuaja,” u shpreh ajo, duke ndarë edhe një histori mbi origjinën e emrit “ballokume”, që sipas gojëdhënave vjen nga shprehja e hershme “u ba si llokume”, e cila me kalimin e viteve u shndërrua në emrin që njohim sot.
Por cili është përbërsi sekret që i bën kaq të veçanta ballokumet e Elbasanit?

Sipas zonjave dhe gjysheve që e ruajnë këtë traditë prej brezash, gjithçka qëndron te cilësia e përbërësve, masat e sakta dhe sidomos përkushtimi e dashuria në përgatitje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjyshja ime thoshte se sekreti i vërtetë është dashuria. Sa më shumë dashuri t’i japësh ballokumes, aq më i mbarë do të jetë i gjithë viti dhe vera që vjen”, tha Sara, ndërkohë që u bë edhe vet pjesë e gatimit të ëmbëlsirës së famshme, pa të cilën nuk mund të mendohet Dita e Verës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?