Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë në plazhin e Golemit

Hapësira publike në Golem është zaptuar në mënyrë të paligjshme. Subjekte të ndryshme kanë vendosur çadra dhe shezlongë pa leje nga autoritetet përkatëse.

Pas konstatimit të shkeljeve, Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke hequr dhe sekuestruar 116 çadra dhe 232 shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme nga 3 shtetas.

Policia ka proceduar penalisht këta tre shtetas, duke referuar materialet në Prokurori për veprën penale të zaptimit të hapësirës publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas aksionit të policisë, hapësira publike në plazhin e Golemit iu rikthye sërish përdorimit nga pushuesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?