Sekuestrohen 2.4 ton kokainë, në pranga 10 shqiptarë me banim në Gjermani

2.4 ton kokainë janë sekuestruar në sajë të operacionit të koduar “Ciconi Alba” ndërmarrë mes 52 shteteve, mes tyre dhe Shqipëria. Mes 314 shtetasve te arrestuar, 10 prej tyre janë shqiptarë me banim në Gjermani. Gjatë operacionit, përpos sasisë së madhe të lëndës narkotike, janë sekuestruar edhe lekë sikundër janë liruar 529 viktima të trafikimit të qënieve njerëzore.

Në sajë të këtij operacioni janë arrestuar 314 persona të dyshuar si anëtarë të bandave kriminale, si dhe duke sekuestruar rreth 2.4 ton kokainë. Operacioni ndërkombëtar i cili ka zgjatur për 6 ditë, nga data 10-16 tetor është raportuar sot nga Europol.

Gjatë operacionit u sekuestruan:

Swiss Digital Desktop Reklama

2.38 ton kokaine

Swiss Digital Mobile Reklama

181.550 Euro

U liruan: 529 viktima të trafikimit të qënieve njerëzore

U arrestuan: 314 persona

U kontrolluan 541.423 shtetas dhe mjete

Qëllimi i këtij operacioni ishte “ndërprerja e rrjeteve të rrezikshme kriminale aktualisht aktive”, duke përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me emigracionin ilegal, njerëzve dhe trafikut të drogës dhe krimit kibernetik.

Operacioni “Ciconia Alba” është koordinuar nga Europol me seli në Hagë dhe kishte si qëllim “një goditje të madhe për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në të gjithë Bashkimin Evropian dhe më gjerë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?