FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në kuadër të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut.

Gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të një fluturimi me itinerar Toronto–Rinas, u identifikuan dy valixhe që ngjallën dyshime për përmbajtje të kundërligjshme.

Pas kontrollit fizik të tyre, në prani të poseduesve, u sekuestruan rreth 46 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis sativa, të ndara në 89 pako.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy personat e përfshirë janë shoqëruar nga Policia e Shtetit, ndërsa materialet dhe lënda e sekuestruar janë vënë në dispozicion të organeve hetimore për veprime të mëtejshme procedurale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?