Sekuestrohen dy gomone në Vlorë, me vlerë 42 mijë Euro

Ditën e sotme, Sektori Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, ka sekuestruar dy gomone, me vlerë tregu në total 42.000 Euro.

U sekuestrua një mjet lundrues, gomone 7.4 metra e gjatë, me vlerë tregu 12.000 euro, në pronësi të shtetasit G.M., 32 vjeç, banues në Vlorë si dhe një tjetër mjet lundrues, gomone 10 metra i gjatë, me vlerë tregu 30.000 euro, në pronësi të shtetasit A.V., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ka njoftuar Policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

60232ad3-0fe7-4314-ada6-06c0f5627e45

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?