Sekuestrohet 2.7 kuintal peshk, tregëtohej jashtë kushteve higjeno-sanitare

Drejtoria e AKU-së në Vlorë, sekuestroi sot 2.7 kuintal peshk, qe tregtohej jashtë kushteve higjeno-sanitare.

Gjatë inspektimit të ditës së martë, inspektorët e Drejtorisë Rajonale të AKU në Vlorë, konstatuan tregëtimin e një sasie peshku, në disa pika, në trotuare dhe makina, pa respektuar asnjë kusht higjeno-sanitar, që garanton sigurinë ushqimore. Inspektorët e AKU në Vlorë, morën menjëhre masa, duke sekuestruar sasinë e peshkut, ndërsa ndaj personave që e tregëtonin nuk u morën masa konkrete, pasi ishin të palicencuar dhe si pasojë, nuk mund tëmerreshin masa ndaj tyre, përveç sekuestrimit të produktit.

Drejtori i AKU-së së Vlorës, Renato Banushaj, tha për mediat lokale, se asnjë rast abuzimi nuk do të tolerohet, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve, që të shmangin blerjet në ambientet e pakontrolluara dhe që nuk plotësojnë kushtet higjeno-sanitare, por t’ju drejtohen marketeve dhe ambienteve të kontrolluara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke u bërë thirrje konsumatorëve, që të jenë të kujdesshëm në blerjet që bëjnë, i njofton se për çdo rast abuzimi apo problemi me ushqimet, në dispozicion të tyre është numri jeshil 0800 75 75; gjatë 24 orëve.

SHKARKO APP