Sekuestrohet hoteli në Vlorë, dyshime se u ngrit nga paratë e drogës

Sekuestrohet një hotel në Vlorë, që ende nuk kishte përfunduar, por dyshohet se po ngrihej nga para që kishin si burim veprimtarinë kriminale të personave që po de ndërtonin. Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij rrethi, në përfundim të hetimeve disamujore ka vendosur masën e sekuestros preventive për një godinë shumëkatëshe, e destinuar për t’u ngritur si hotel.  Godina e bllokuar ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë në afërsi të vendit të quajtur “Kalaja”. Ajo është në pronësi të shtetasve me iniciale E. B. dhe Sh. B., të dy banues në Vlorë me një vlerë sipas vlerësimit të normave zyrtare në fuqi që arrin  deri në 1.5 milion euro.  Sekuestroja e kësaj godine u krye pasi dyshohet se është produkt i të ardhurave nga veprimtari kriminale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” që dy personat në fjalë kanë kryer në vendet e Bashkimit Europian.

SHKARKO APP