Një sasi prej mbi 1 ton kokainë u sekuestrua mëngjesin e së shtunës prej departamentit të antidrogës së Mesologjit, në bashkëpunim me DEA-n amerikane.
Sasia e drogës u gjet në një kontenier që kishte mbetur në portin privat të Katakolos.
Deri më tani janë arrestuar disa persona, por ende nuk dihen detaje të lidhura me ngarkesën dhe destinacionin e saj.
Por mediat greke raportojnë se droga ishte fshehur në kabina turistike të zonës, ndërsa ka dyshime se të arrestuarit për ngarkesën në fjalë janë shqiptarë.
