Sekuestrohet një furgon, dyshohet se u përdor nga grabitësit

Policia e Tiranës ka gjetur një furgon të braktisur pranë Shkollës Teknologjike, afër vendit të quajtur “Pallati me Shigjeta”.

Pas verifikimeve ka rezultuar se, furgoni ishte grabitur dhe më pas u braktis nga autorët pasi automjeti u prish gjatë rrugës.

Fillimisht u dyshua se ky automjet mund të kishte lidhje me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku u grabitën rreth 1 milion euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autorët e grabitjes në Rinas pas largimit nga vendngjarja, dogjën automjetin me të cilën hynë në pistën e aeroportit të Rinasit dhe më pas u larguan me automjet tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?